Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rreth 14 vaksina të ndryshme shoqërojnë rritjen e fëmijëve qysh nga lindja e deri në moshën 14 vjeç. Kështu kur fëmija është dy muajsh fillojnë vaksinat e para të tilla si difteria, tetanos, pertusina, për të vazhduar me vaksinën kundër hepatit dhe poliomielitit.

Mjekja: “Në moshën 2 muajsh fillohet vaksina e DTP dhe mbarojnë me vaksinën DT (difteri-tetanos) që është vaksinimi i tretë dhe i fundit. Këto krijojnë imunitet në organizmin e fëmijëve, duke i mbrojtur ato pikërisht për ato sëmundje që ato bëhen”.

Kryerja e këtij shërbimi është falas, por a janë të ndërgjegjshëm prindërit për t’i kryer në mënyrë të rregullt të gjitha këto vaksina?

Mjekja: “Në përgjithësi kemi përgjigje të mirë edhe nga prindërit, por ka edhe prindër, që me pak punë nga infermieret binden”.

Vetëm pas moshës 14 vjeç, kohë kur fëmija kryen dozën e fundit të vaksinës kundër difterisë dhe tetanosit, mund të themi, se shëndeti i tij do të jetë tepër rezistent nga sëmundjet./tvklan.al