Reperi i njohur Stresi prej ditës vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi ishte organizatori i protestave të bëra për 25-vjeçarin Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv policie më datën 8 Dhjetor.
Stresi mesa duket nuk frikësohet fare dhe vazhdon të jetë aktiv nëpër rrjetet e tij sociale duke shpërndarë video dhe foto të ndryshme.
Ditën e djeshme përmes një video live, ai i kërkonte policisë të mos qëndronin në lagjen e tij sepse e kanë shumë të vështirë për ta kapur.
Ditën e sotme reperi ka publikuar një foto, ku shihet i mbështetur në dy valixhe, ku njofton se po largohet drejt një shteti tjetër.
“Ku? A po ikim shtet tjetër, shkojmë, shkojmë”, shkruan Stresi. /tvklan.al