Në sallën e Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur një tjetër grup nxënësish ekselent, kësaj radhe ato të gjimnazit Sami Frashëri. Në një diskutim dhe shkëmbimesh idesh për qytetin, Veliaj u shpreh se çelësi i të ardhmes janë të rinjtë e mirëinformuar në disa drejtime.  

“Këtë besoj se ‘Sami Frashëri’ e ka bërë gjithmonë shumë mirë, pra kultivimin e një horizonti përtej hundës dhe egos tënde, të asaj që quhet bashkësi njerëzore dhe qytetin me të cilin i kemi lidhur fatet të gjithë. Fakti që gjeni kohë edhe për art, kulturë, edhe për punë vullnetare, edhe për të bërë muzeun e shkollës apo aktivitete të tjera, më bën vërtet të ndihem shumë krenar që shkolla e ruan ende këtë reputacion.”

I stimulon që të ruajnë energjinë e mirë mes njëri tjetrit, për të bashkëpunuar, e cila është e vetmja formulë sukesi.

“Nëse e ktheni këtë energji, e cila deri më sot ka qenë energji negative, ku njerëz të të njëjtit brez pengojnë njeri-tjetrin, në një energji pozitive dhe të thoni: ‘bravo të qoftë’, ‘a ka ndonjë gjë që mund të bëj për ty’, ‘jam krenar për ty, ec përpara, mos u dorëzo kurrë’, – pra, nëqoftëse ruani të njëjtën energji të tifozerisë për njeri-tjetrin, atëherë do të keni gjetur formulën e suksesit dhe nuk duhet të lejoni asnjë gjë t’ju ndajë, as partitë, as zanatet, as garat, që padyshim do t’i keni.”

Veliaj pranon që investimi të dija dhe vlerat njerëzore është i vetmi invetsim i duhuri sot, për të krijuar një super qytet të së ardhmes.

Tv Klan