Hiqet tagri i ekstrakomunitarit për futbollistët nga sezoni i ri
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, futbollistët me pasaportë shqiptare do të luajnë si të barabartë dhe pa tagrin e ekstrakomunitarit në kampionatin italian.
Marrëveshja është arritur mes Federatës shqiptare dhe asaj italiane, që i jep lojtarëve tanë mundësinë për të pasur më shumë të drejta në futbollin fqinj.
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.
Seria A, por edhe divizionet e ulëta në Itali kanë në përbërjen e tyre shumë futbollistë shqiptarë, të cilët kanë arritur të lënë gjurmë.
Duke iu referuar vetëm listës së fundit të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho, 8 nga 26 të thirrurit aktivizohen në elitën italiane të futbollit.
Klan News