Beshiktashi ka marrë një vendim të papritur për mesfushorin me tipare sulmuese Ernest Muçi.
Lojtari i kombëtares shqiptare u bë pjesë e bardhezinjve në merkaton e dimrit, e për kartonin e tij u paguan 10 mln euro.
Afrimi i verës Rafa Silva realizoi edhe në sfidën e dytë zyrtare me klubin nga Stambolli.
Mesfushori 31-vjeçar, i cili shënoi një gol dhe një asist në ndeshjen e Superkupës ku Beshiktashi mposhti 5-0 Gallatasarajin, realizoi edhe në takimin në kampint kundër Samsunsporit.
Trajnerit të ekipit Giovanni van Bronckhorst i pëlqen Muçi, por ai preferon Rafa Silvan si mesfushor organizator, raporton media turke “SporX”.
Te Beshiktashi është vendosur që në rast të një oferte të kënashme financiare, Muçi të shitet.
Futbollisti 23-vjeçar, i cili ka luajtur në 17 ndeshje zyrtare për Beshiktashin, e ka gjetur rrjetën 4 herë.
Interes për shërbimet e tij ka Aston Vila, dhe klubi i Premier Ligës është gati që të paguajë rreth 19 mln euro për lojtarin kuqezi.
Klan News