Francezët nuk e kapërdijnë dot faktin që kapiteni i kombëtares nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës.
Kylian Mbappe ka rënë dakord me Didier Deschamps për të qëndruar në Madrid. Shkaku i përmendur është dëmtimi muskulor i kofshës së majtë në ndeshjen kundër Deportivo Alavés më 24 shtator.
Por të shtunën që kaloi ai luajti 71 minuta për Real Madrid në fitoren 2-0 ndaj Villareal.
Tifozët dhe jo vetëm nuk e kanë pritur mirë këtë zhvillim të fundit. Ky është një mesazh i qartë se përparësia e tij nuk është kombëtarja, por klubi i Real Madrid.
Nga ana tjetër Deschamps ka lënë jashtë skuadrës shumë lojtarë të tjerë që pretendojnë një mundësi për të veshur fanellën e kombëtares.
Kjo e bën edhe më të madhe indinjatën pasi vendimi i fundit për të mos e grumbulluar, konsiderohet si një privilegj më shumë për Mbappe.
Çfarëdo që të ndodhë, Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të bluve në Ligën e Kombeve.
Ai do të vazhdojë punën e tij për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij dhe duhet të jetë 100% për ndeshjet e ardhshme të Real Madridit pas pushimit.
Ai nuk është i vetmi lojtar i Madridit që ka shmangur një thirrje, pasi Vinicius Jr, Eder Militão dhe Andriy Lunin gjithashtu mungojnënë përfaqësueset e tyre për arsye mjekësore.
Tv Klan