Një 32-vjeçar që iu grabiste me dhunë varëse floriri kalimtarëve është arrestuar në Elbasan. Në një video të shpërndarë nga policia duket momenti kur Gëzim Vogli pasi ka grabitur varësen e një vajze në lagjen 5 maji, largohet me vrap nëpër rrugica.

Sipas bluve të Elbasanit ai ka kryer edhe grabitje të tjera të varëseve, ndërsa “viktimat” e tij të preferuara janë femrat. Gjithashtu ka rezultuar se 32-vjeçari Vogli është autor i dy vjedhjeve të tjera me dhunë të ndodhura përgjatë dy muajve të fundit në lagjet “Luigj Gurakuqi” dhe “5 Maji” në Elbasan.

Ndërkohë hetuesit po punojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë bërë nga ky person, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Tv Klan