Substanca që qëndron pas testit të dështuar të dopingut të yllit të Chelseat, Mykhailo Mudryk është zbuluar. Lojtari i bluve ndodhet në telashe, ndërsa federata angleze e futbollit ka vendosur që ta pezullojë atë.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, e ardhma e tij është e paqartë, ndërsa është mësuar se substanca që dyshohet se 23-vjeçari ka përdurur quhet meldonium.

Kjo është e njëjta drogë që ish-ylli rus i tenisit dhe fitusja e Grand slameve Maria Sharapova ka përdorur në të kaluarën dhe bëri që ajo të pezullohej me dy vite në vitin 2016, pasi rezultoi pozitive në një test.

Kjo substancë është e ndaluar që të përoret nga sportistët. Shkencëtari letonez që e shpiku ilaçin Ivar Kalvins ka shpjeguar se kjo substancë nuk është krijuar për t’u përdorur nga atletët, por vetëm për të prodhuar “super ushtarët sovjetikë”.

Sasi të mëdha të substancësh janë eksperimentaur më parë në ushtrinë ruse, ndërsa shkencëtari gjithashtu zbuloi se kishte ‘shumë njerëz që e përdornin atë’.

Shumë spprtistë rusë janë ndaluar nga sporte të ndryshme gjatë viteve për përdorimin e substancës, por krijuesi i saj argumenton kundër ndalimeve që u vendosen atyre për shkak të besimit të tij se ajo shkel të drejtat e tyre njerëzore.

Ndërkohë, Mudryk mësohet se i është nënshtruar një testi në gusht, ku rezultoi negativ dhe ai ia ka bërë të qartë klubit, se ishte i pastër e nuk kishte përdorur asnjë substancë në vazhdim

Lojtari i cili u ble për 95 mln euro nga blutë e Londës, rrezikon një dënim deri në 4 vite referuar rregullores së federatës angleze.

Klan News