Në përfundim të dy fazave të kampionatit, krahasuar me një vit më parë, kryesuesit e Superiores, Dinamo, kanë një përmirësim të dukshëm.
Në vitin futbollsitik 2023/2024, blutë mbanin vendin e pestë me vetëm 22 pikë, kurse tani kanë 31.
Edhe Vllaznia ka shfaqur përmirësim të dukshëm! Në sezonin e shkuar, kuqeblutë kishin grumbulluar 26 pikë, ndërsa këtë vit futbollistik janë në vendin e dytë me 31 pikë, po aq sa edhe blutë.
Ndërkohë, Partizani që një vit më parë ndodhej në vendin e dytë me 32 pikë, tani gjendet në vend të tretë me 30 pikë, duke treguar një rënie të lehtë.
Në vitin e kaluar futbollistik, pas javës së 18-të, Egnatia kryesonte me 37 pikë, një ecuri që i hapi rrugën drejt titullit kampion, ndërsa aktualisht mban vendin e katërt me 30 pikë.
Rënie të dukshme ka shfaqur Tirana. Ndërsa vjet, bardheblutë kishin 26 pikë po aq sa edhe kuqeblutë, këtë herë janë në vendin e shtatë me vetëm 18 pikë.
Në fund të renditjes, Skënderbeu dhe Laçi janë dy skuadrat që kanë pësuar më shumë rënie. Korçarët, të cilët sezonin e shkuar ishin në vendin e gjashtë me 22 pikë, tani mbyllin tabelën me vetëm 15 pikë.
Laçi gjithashtu ka katër pikë më pak krahasuar me një vit më parë.
Krahasuar me sezonin 2023/2024, ky aktual është më i paparashikueshëm. Diferenca në 4 vendet e para është vetëm 1 pikë e çdo javë mund të sjellë ndryshim në renditje
Klan News