Shtohen thashethemet e kalimit të Massimiliano Allegrit në Premier League. Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, italiani po lakohet gjithnjë e më shumë për të marrë drejtimin e West Ham. Duke iu referuar këtyre burimeve, pozicioni i Julen Lopetegui është vënë në diskutim, me rezultatet që nuk janë në favor të spanjollit.
Sfidat e ardhshme shihen tepër vendimtare për timonierin e londinezëve, duke ndezur hipoteza për tu shkarkuar. Në rast disfate, ai do të shkarkohej dhe në këtë pikë stoli do t’i besohej Allegrit për sezonin 2025-2026.
Ish-trajneri i Juventusit nuk kërkon emërimin në një pankinë në mesin e kampionatit, diçka që refuzoi për të marrë drejtimin e Romës. Klubi kryeqytetas, në fakt, po përpiqet të lëvizë paraprakisht për të shqyrtuar çdo opsion të mundshëm dhe për momentin, Allegri mbetet një nga profilet më të konsideruara për stolin e edicionit të ardhshëm.
Një tjetër emër që lakohet për stolin e West Ham është tekniku i Chelsea, Graham Potter, por sërish preferenca është tërësisht për Allegrin. Italiani është në kërkim të një ekipi që prej muajit Maj, kur u largua nga stoli i Juventusit.
Klan News