Liverpool regjistroi barazimin e dytë radhazi në kampionat, pasi u ndal në shtëpi nga Fulham me rezultatin 2-2.
Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, me të kuqtë e Arne Slot që e panë veten në disavantazh pas vetëm 11 minutave lojë, kur Pereira i dha avantazhin miqve.
Në minutën e 17-të, Liverpool mbeti me 10 lojtarë, pasi Robertson u ndëshkua me të kuq.
Gakpo barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, por Muniz riktheu sërish avantazhin e Fulham-it në minutën e 76-të. Ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi Diogo Jota barazoi shifrat në minutën e 86-të në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll takimi.
Me këtë barazim, Liverpool mbetet në krye me 36 pikë, i ndjekur nga Chelsea me 31 pikë. Hap fals regjistroi edhe Arsenali që u ndal në barazim pa gola nga Everton.
Në këtë takim, kishte minuta edhe për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 66-të për Everton.
Arsenali mban vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e 15-të me 15 pikë. Në ndeshjet e tjera Newcastle triumfoi 4-0 ndaj Leicester, ndërsa Ipswich mposhti 1-2 Wolves-in. /tvklan.al