Hapat që ka hedhur Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve që ka për t’u integruar në strukturat e Euroatlantike për ministrin e Jashtëm italian Franco Frattini janë impresionuese.
Franco Frattini: “Kryeministri Berisha e mbajti premtimin që i dha Europës, kjo i hap rrugë arritjes së rezultateve konkrete, rezultate që do të jenë të dukshme dhe të prekshme për qytetarët shqiptarë që fillojnë me një regjim të liberalizuar vizash. Tani me prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike do të bëhet i mundur që shumë shpejt i gjithë ky proces të shkojë drejt finalizimit. Vitin tjetër Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo hap perspektiva të reja për stabilitetin dhe paqen në rajon, sigurisht që anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të varet nga reformat dhe rezultatet e arritura, kjo siguroj se është një rrugë ku Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë.”
E si dëshmi e premtimit të përmbushur ndaj fjalës së dhënë kryeministri Berisha ia ka dërguar në mënyrë simbolike kryediplomatit italian dhe pasaportën e parë biometrike dhe kartën e identitetit, prodhimi i të cilave dhe pajisja e të gjithë shtetasve shqiptar me këto mjete identifikimi është dhe kushti kryesor për anëtarësimin në e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sali Berisha: “Ajo çka më jep kënaqësi mua sot, sepse mikut tim Franco Frattini, unë i paraqes bilancin e një Shqipërie tjetër. E bëj këtë sepse ministri i Jashtëm Frattini, si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve solli këtu disa muaj më parë mesazhin e hapjes së negociatave për liberalizmin e vizave. I premtova se Shqipëria do të bëjë të bëjë të gjitha përpjekjet për dokumentet më të shkëlqyera të identitetit, kontrollin më të mirë të kufijve, përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin për liberalizmin e vizave.
Frattini dhe Berisha i kanë konsideruar të shkëlqyera marrëdhëniet bilaterale në të gjitha fushat mes Italisë dhe Shqipërisë. Marrëdhënie që intensifikohen dhe me nënshkrimin që ju bë sot 5 marrëveshjeve të rëndësishme, asaj për konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve tona, firmosje së kontratës për rikonstruktimin e nënstacionit elektrik Tirana 2 mbi bazën e një financimi nga korporata për zhvillimit e ministrisë së punëve të Jashtme italiane.
Dorëzimi nga ana e ambasadorit të Italisë në Shqipëri të pjesës së parë prej 5 milion eurosh të një financimi të korporatës për zhvillimit të ministrisë së punëve të Jashtme italiane për programin mbështetës të bizneseve të mesme dhe të vogla shqiptare. Firmosa e kontratës së recesionit për parkun Industrial të Koplikut si dhe firmosja e kontratës së shprehjes së interesit nga ana e presidentit e presidentit të grupit Marselia për realizimin e nyjës energjetike në Lezhë.
Frattini bëri të ditur se është në hartim e sipër dhe një marrëveshje tjetër e rëndësishme për bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve tona ku përfshihen dhe projekte të mëdha në sektorin energjetik, një sektor ku qeveria dhe investitorët italian prej kohësh shprehin interes për të investuar.
Franco Frattini: “Ne kemi interes të veçantë për mundësitë që Shqipëria mund të na ofrojë ne sektorin energjetik, sektor për të cilin Italia ka shuam nevoja. Shpresojmë që në kuadër të kësaj marrëveshje të re, të dy vendet tona të ,und të bashkëpunojnë për prodhimin energjisë.”
Sali Berisha: “Shqipëria nuk është një parajsë se parajsa është hyjnore, por unë ju garantoj investitorit italian se do të vendos në këtë vend praktikat më të mira për investimet e tyre.”
Frattini dhe Berisha folën dhe për projektin ambicioz të ndërtimit të korridorit ët 8, një vepër madhore kjo ku vendet ballkanike kërkojnë të përfshihet dhe Italia, ftesë që nga deklaratat e Frattinit pritet me interes nga shteti fqinj. Gjatë kësaj vizite njëditore në Tiranë, kryediplomati italian është prier në takim edhe nga presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryeparlamentarja Topalli./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Metlin Kepi
Montazh: Vilma Halilaj