Një taksist është vënë në pranga nga policia e Tiranës. 26-vjeçari A.P dyshohet se në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme i ka marrë klientit të tij një shumë parash dhe 2 celularë.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të lagjes së Çollakëve, në kryeqytet.
“I ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar”, njoftoi policia.
Ka qenë klienti, një 20-vjeçar, ai që e ka kallëzuar rastin në polici. Ndërkohë ndaj taksistit rëndon vepra penale e vjedhjes me dhunë./tvklan.al