Vora triumfoi 0-2 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e fundit për javën e shtatë në Kategorinë e Parë.
Dy golat e shënuar nga Ruzgis në minutën e 22-të dhe Avdiu në minutën e 28-të, i dhanë fitoren skuadrës së Bellait.
Ky sukses e mban Vorën në vendin e tretë me 18 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të dytë dhe 1 më pak se Besa kryesuese.
Kastrioti mban vendin e pestë me 10 pikë, pas Burrelit që mban vendin e katërt me 11 pikë.
Renditja me pas vijon me Pogradecin, Lushnjën dhe Kukësin me nga 9 pikë. Korabi renditet në vendin e nëntë me 5 pikë, po aq sa ndjekësit e Apolonisë dhe Valbonës.
Erzeni mbyll renditjen në vendin e fundit me vetëm 1 pikë të marrë në shtatë javë kampionat.
RENDITJA:
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al