Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij vetëm pak metra larg portës kryesore të shkollës “Fan Noli” ka rindezur edhe sot debatin parlamentar.

Deputetja Ina Zhupa, ashtu si një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e Ministres se Arsimit dhe e cilësoi një ngjarje të paralajmëruar vrasjen e të miturit, ku përgjegjësi kanë të gjitha hallkat e institucionit arsimor.

Por përfaqësuesit e shumicës reaguan pothuaj në kor duke e cilësuar si të papërgjegjshme përdorimin për politikë të një ngjarje tragjike, ku sipas tyre, e gjithë shoqëria e në mënyrë të veçantë parlamenti, duhet të marrin iniciativa ligjore, që ashpërsojnë dënimet dhe parandalojnë përsëritjen e tyre.

Një reagim për ngjarjen, ditën e djeshme pati dhe Presidenti Republikës, i cili mendon se gjithë shoqëria ka përpara sfidën për të frenuar promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirat online.

Tv Klan