Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ylli Haklaj, 29 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri ndërsa dilte nga banesa e tij në Tropojë. Viktima është personi i katërt nga familja e njohur tropojane Haklaj, që vritet brenda dy vjetësh. Ylli Haklaj u qëllua me një armë snajper nga persona ende të pa identifikuar pranë një lëndine. Lajmin e konfirmoi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, shefi i komisariatit të policisë së Tropojës, Ali Gjoni.

Sipas tij, po punohet për kapjen e autorëve të kësaj vrasje si dhe për zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë krim. Që prej fillimit të vitit 1998, në familjen e Haklajve numërohen 4 djem të vrarë, mes tyre dhe i njohuri Fatmir Haklaj, ish-shefi i komisariatit të policisë së Tropojës në periudhën Shtator ’97 – Janar ’98. Këtij të fundit gjatë vitit 1998, iu bënë dy atentate me eksploziv me telekomandë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori