Një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur. Sulmi ka ndodhur ndërsa ata të dy po largoheshin nga falja në një xhami në Kuins, të Nju Jorkut.

Personi i armatosur pasi është afruar nga pas i ka qëlluar në kokë. Sipas policisë deri tani nuk ka të arrestuar.

“Motivi për këtë vrasje nuk është i njohur dhe nuk është zbuluar ndonjë dëshmi se të dy personat ishin cak i sulmit për shkak të fesë së tyre”, tha një zëdhënëse e Policisë së Nju Jorkut. Megjithatë, ajo ka theksuar se policia nuk e përjashton asnjë mundësi.

Imami Maulama Akonjee, 55 vjeç, dhe Thara Uddin, 64 vjeç, ishin të veshur me rroba të fesë në kohën kur janë qëlluar me armë.

/tvklan.al