Ana Brnabiç mandatohet sërish për Kryeministre
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç ka thënë se zgjidhja për Kosovën është çështja më e rëndësishme për shtetin serb. Por pa lejuar që të turpërohet Serbia. Vuçiç ka mbajtur një konferencë për shtyp në darkë vonë, pasi ka vendosur emri e mandatarit për qeverinë e ardhshme. Vuçiç ka çuar porosi në akuzat e Kosovës dhe ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë reagimi.
“Është me rëndësi që shqiptarët ta dinë pasi u kam thënë këtë në Uashington para amerikanëve dhe në Bruksel para zyrtarëve të BE-së. Nuk ekziston një çekiç i tillë i hekurt me të cilin ata mund të na godasin në kokë dhe ne t’u japim atë që ata duan dhe që çdo ditë ta ofendojnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët serbë në Kosovë dhe askush në botë nuk mund të na detyrojë. Nëse dëshironi të arrijmë zgjidhje të kompromisit, të bisedojmë, ne jemi të gatshëm. Por, me dhunë dhe presion të zgjidhni çështjet dhe të poshtëroni Serbinë, kjo është e pamundur”.
Kryeministrja aktuale, Ana Brnabiç, të jetë mandatare për të formuar edhe një herë qeverinë. Politika serbe nuk do të ndryshojë shumë pasi emrat në qeveri nuk pritet të jenë shumë të ndryshëm prej atyre që kanë qenë deri tani. Serbia ka mbajtur zgjedhjet me 21 Qershor, por presidenti Vuçiç duket se nuk është nxituar me vazhdimin e mandatit të qeverisjes së tij.
Tv Klan