Sezoni i gjashtë i “X Factor Albania” nisi mbrëmjen e sotme në Tv Klan me një performancë që jo vetëm ndezi skenën, por preku edhe zemrat e të gjithë shikuesve. Konkurrentja e parë, Ervisa, një 23-vjeçare e ndrojtur, por plot pasion, interpretoi këngën “Always Remember Us This Way” nga Lady Gaga, duke sjellë një interpretim emocionues.

Ervisa, e cila nuk kishte marrë kurrë pjesë në gara muzikore më parë, ndau me publikun një histori të dhimbshme që ka shoqëruar jetën e saj që në fëmijëri. Ajo tregoi se ka humbur dy vëllezërit e saj të mëdhenj në rrethana të rënda.

“Arsyeja pse unë nuk munda dot ta vazhdoj pjesën e këngës për shkak se kam pasur dy vëllezër të sëmurë që fatkeqësisht nuk janë më me ne. Vëllai i parë, Ervisi nga i cili kam edhe emrin Ervisa, i cili vdiq 14 vjeç dhe vëllai i dytë duke mbushur 21. Isha thjesht 10 vjeç kur ai iku, por ama ishte një nga personat që më frymëzonte më shumë. Fatkeqësisht, ndodhi çfarë ndodhi, jeta vazhdon.”

Në këtë ditë të veçantë, Ervisën e shoqëronte i dashuri i saj, i cili e mbështeti me fjalë shumë të bukura.

Nuk e dija që këndonte kur e njoha. Uroj ta vazhdojë këtë ëndërr dhe t’ia dalë. Shumë fat dhe të dua shumë“, tha ai.

Performanca e Ervisës mori duartrokitje të zjarrta dhe, në fund, ajo fitoi miratimin e jurisë me 4 “po”. Në prapaskenë fitorja e saj u festua me një puthje dashurie./tvklan.al