Futbollisti i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko, ka deklaruar se do të largohej nga Britania e Madhe për të luftuar në Ukrainë nëse thirret. Ai tha se Ukraina është bërë një “mburojë” për Evropën dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje.

Në një intervistë për BBC Newsnight 27-vjeçari tha se ai ka dhuruar rreth 1 milion funte për të ndihmuar njerëzit në vendin e tij që nga pushtimi i plotë i Rusisë në 2022. Futbollisti shtoi se kishte shokë të shkollës që luftojnë në vijën e parë.

“Ne kemi luajtur në një park lojërash apo në fushën e futbollit dhe tani ata duhet të mbrojnë vendin tonë. Sinqerisht është kaq e vështirë ta pranosh këtë, por ne nuk mund të hqim dorë.”

Të mërkurën, presidenti i vendit Zelensky nënshkroi një ligj që ul moshën e mobilizimit ushtarak nga 27 në 25 vjeç. Kjo do t’i mundësonte më shumë njerëz për të rimbushur rezervat ushtarake dhe pasi Zelensky tha në Dhjetor se vendit do t’i duheshin 500,000 ushtarë të tjerë për t’u mobilizuar./tvklan.al