Një yll pornografie që pretendon se ka bërë seks me Donald Trump thotë se ishin 90 sekondat më të këqija të jetës së saj.
Stormy Daniels pretendon se ajo kishte marrëdhënie seksuale me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara pasi ishte lidhur me Melania Trump në vitin 2006.
Duke folur me ish-avokatin e Trump, Michael Cohen, ajo tha: Ishin 90 sekondat më të këqija të jetës sime sepse thjesht më bëri të urrej veten.
Stormy, emri i vërtetë është Stephanie Clifford, foli në podcastin e Michael Mea Culpa dhe shprehu disa fakte rreth këtij skandali.
Ajo tregon se fillimisht u takua me të për të folur në lidhje me industrinë e pornografisë, një bisedë biznesi e cila u zhvillua në një tryezë në dhomën e tij të hotelit.
Stormy tregoi se pasi u kthye nga tualeti gjatë takimit që u bë në 2006, ajo e pa Trump të ulur në cepin e krevatit të zhveshur, vetëm me të brendshme.
41-vjeçarja shprehet se kjo ngjarje ka ndodhur pas një turneu bamirësie golfi në Liqenin Tahoe kur ajo u ngjit në dhomën e tij të hotelit për të diskutuar.
“Unë thjesht u ngriva dhe nuk dija çfarë të them. Ai ishte zhveshur dhe ishte ulur në cep të shtratit dhe po përpiqeshe të më bënte përshtypje të mirë”.
Kur u pyet si ishte Trump në marrëdhënie intime, ajo u shpreh se nuk zgjati shumë, por i thoshte gjëra rrënqethëse gjatë aktit. Nëse do kishe darkuar me të, ylli pornografik thotë se do kishte vjellë.
Gjatë intervistës e cila u transmetua ditën e hënë, Michael e pyeti se çfarë pozicioni kishte kryer çifti marrëdhënie. Stormy shprehet “thjesht misionare e tmerrshme” .
Aktorja e filmave për të rritur u pagua 130,000 dollarë në 2016, pak para zgjedhjeve presidenciale për të heshtur për aferën e pretenduar, sipas mediave të huaja.
Në atë kohë, Trump u përfaqësua nga Michael Cohen i cili pranoi publikisht kryerjen e pagesës, ndërsa Trump mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë. /tvklan.al