Gazetare: “Zonja Përnaska është mbledhur sot komisioni për rregulloren dhe procedurat në Këshillin e Europës, çfarë ka vendosur konkretisht ky komision përsa i takon përfaqësisë së Shqipërisë pranë këshillit të Europës?”

Lajlja Përnaska: “Po padyshim mbledhja e komisionit të procedurave sot ishte një moment i rëndësishëm dhe ky komision sigurisht shqyrtoi rastin në fjalë dhe në përfundim të gjithë diskutimeve u hodh poshtë kontestimi që ishte bërë për zëvendësimin në delegacionin shqiptar. Përfundimisht kjo rezulton që është një çështje e brendshme e parlamentit dhe nominimi i anëtarëve bëhet sipas rregullave që ne kemi në fuqi, në parlamentin tonë nominime që vijnë më së pari nga kryetarët e grupeve politike dhe aprovohen nga kryetarja e Kuvendit.”

Gazetare: “Pra zoti Biberaj u zëvendësua me zotin Rusmali?”

Lajlja Përnaska: “Që ditën e djeshme është pranuar sepse procedura zyrtare është e tillë. Që kërkesa vjen zyrtarisht me shkrim nga kryetarja e Kuvendit dhe automatikisht në të gjithë dokumentacionin e këtij sezonit të Këshillit të Europës. Emri i Rusmaljit ishte i përfshirë që në mëngjesin e ditës së djeshme, sepse kështu funksionon Asambleja Parlamentare, veçanërisht në sezonin e janarit, bëhet ri akreditimi dhe njëkohësisht rikompozimi i të gjitha strukturave të KE-së, duke filluar që nga niveli i presidentit, zëvendës presidentët dhe nivelet e tjera. Dhe gjatë ditës së djeshme ne kemi qenë me kompetenca fuqiplota komplet si delegacion dhe kemi vazhduar agjendën normale të punës.”

Gazetare: “Pra asgjë nuk ka ndryshuar në raportet që ka Shqipëria me Këshillin e Europës, përveç se emri të përfaqësuesit të saj tashmë?”

Lajlja Përnaska: “Absolutisht asgjë, absolutisht asgjë dhe gjatë ditës së djeshme është për të ardhur keq që ka pasur një dezinformim të rëndë të opinionit publik shqiptar dhe mund t’iu them që gjithë kjo odise ishte e gatuar nga zoti Islami, për motive shumë të ngushta partiake. Konkluzioni del i qartë edhe nga prononcimet absurde personale e të bëra prej tij gjatë ditës së djeshme në media, lidhur me ngrirjen e akreditimit dhe për më tepër çështja e ngrirjes nuk ka asnjë lidhje me rastin shqiptar.”/tvklan.al