Zgjedhjet për Kryetar Komune në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen në fund të muajit Nëntor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të hënën vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së Podujevës dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet do të mbahen më 29 Nëntor “bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në një njoftim të zyrës së presidentit Thaçi.

Situata me pandeminë e COVID-19, kishte bërë që zgjedhjet në këto dy komuna të shtyhen, ndonëse komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar që nga fillimi i muajit shkurt kur ish kryetari Agim Veliu dha dorëheqje pasi qe emërua ministër i Brendshëm në qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Në fillim të muajit Qershor edhe posti i kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut mbeti bosh, pasi që Goran Rakiç nga Lista Serbe, u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në qeverinë e re të kryeministrit Avdullah Hoti. /voa