Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se çdo muaj qytetarët e Tiranës paguajnë afërsisht nga 1.2 milionë euro për pastrimin e qytetit, ndërkohë që inceneratori nuk punon.
“Mbrapa nesh është duke u kamufluar mali me plehra i menaxhimit të mbetjeve të qytetit të Tiranës, duke u mbuluar me dhe si e vetmja mënyrë që njohin për të menaxhuar mbetjet, t’i kamuflojnë ato që mos t’i shikojë syri i qytetarëve.
Ne paguajmë çdo muaj afërsisht 1.2 milion euro nga taksat tona për pastrimin e qytetit dhe për menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës. Dhe në shkëmbim nuk marrim asgjë nga milionat euro që jemi duke harxhuar”, tha Zhupa. /tvklan.al