Lajme Arkiva 2003
Atmosfera e magjishme e Krishtlindjeve ka zbritur me mjaft hijeshi në Katedralen Shën Pali në kryeqytet. Në kuadër të stinës koncertore Allegreto Albania dhe festave të fund vitit, Ambasada Italiane në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, kanë organizuar në këtë katredale koncertin e krishtlindjeve.
Por kësaj here ky koncert ka marrë një kuptim dhe një vlerë tejet të veçantë, pasi nën petkun e origjinalitetit dhe interesit artistike, për herë të parë në nivel botëror janë shfaqur fragmente të plota të rigjetura të operës “Skënderbeu”, kompozuar nga i famshmi Vivaldi.
Artisti i madh venecian, kompozoi një opera kushtuar heroit tonë kombëtar, duke e shfaqur atë për herë të parë ne vitin 1918 me mjaft sukses, partitura e së cilës më pas humbi për tu rigjetur pas rreth 3 shekujsh, nga ati françeskan Shkodran Vicens Malaj, jo e plotë. Në vitin 1968 pranë bibliotekës së Torinos.
Në koncertin e djeshëm janë ekzekutuar 6 arje të kësaj opere, dy të Donikës, dy të Skënderbeut dhe dy të Ormondos, nën interpretimin e sopranos Artemisa Repa dhe mexosopranos Alma Strazimir, shoqëruar nga orkestra e harqeve të akademisë së arteve me violinë të parë mjeshtrin Ibrahim Madhi.
Përkrah operës së Vivaldit është interpretuar edhe fragment nga opera Skënderbeu e Prenk Jakovës, interpretuar nga kori i vajzave nën interpretimin e Milto Vakos. Gjithashtu në këtë koncert janë ekzekutuar edhe fragmente të tjera të këngëve kushtuar krishtlindjeve, si dhe pjesë klasike të kompozitorëve të ndryshëm botëror, si Branz, Verdi e mjaft të tjerë./tvklan.al