Komshinjtë nuk mund t’i zgjedhësh. I tillë është dhe rasti që vjen nga Shijaku, që mund të kishte përfunduar me viktima.
Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi për motive të dobëta ka kanosur komshiun e tij, 60-vjeçaren D.D. Por Blerim Tuda nuk e ka lënë me kaq sherrin me komshien e moshuar.
Ai ka shkuar në banesë, ka marrë një automatik dhe në rrugë ka qëlluar disa herë në ajër.
Policia thotë se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 13 gëzhoja dhe një fishek automatiku model 56 kalibër 7.62 mm.
Ndërkohë policia po punon për gjetjen e armës së zjarrit. 29-vjeçar është person me precedentë penalë të mëparshëm./tvklan.al