Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përshëndetur hapjen e negociatave për grup kapitullin e VI-të për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilëson këtë hap një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane dhe një njohje të përafrimit të plotë të vendit tonë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Teksa shpreh mbështetjen e vendeve të unionit në këtë rrugëtim sfidues, Ambasadori Gonzato inkurajon Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE.
Tv Klan