Pas afro 1 viti nga firmosja e marrëveshjes mes kryeministrave Meloni dhe Rama për emigrantët nis zbatimi i saj. Anija që u nis nga Lampedusa të hënën u ankorua në portin e Shëngjinit këtë të mërkure.

16 emigrantët e parë mbërritën në vendin tonë ndërsa veç tyre në bord ishin edhe stafi i autoriteteve italiane. Pas ankorimit nisi edhe zbritja e refugjatëve.

Këto janë momentet kur personat hyjnë në portin e Shëngjinit ku u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe bëhet regjistrimi i tyre. Pasi qëndrojnë për disa orë në port emigrantët transferohen për në një tjetër qendër, në kampin e Gjadrit. Në këtë kamp do të qëndrojnë personat derisa të përfundojnë procedurat e azilit. Në bazë të marrëveshjes që është me afat 5 vjeçar, në vendin tonë 36 mijë refugjatë të cilët do të shpëtohen në det nga autoritetet italiane.

Klan News