Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një vajzë e re 20-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitet.
Mësohet se nëna e re, nga fshati Zhulat i Gjirokastrës, u dërgua në maternitet gjatë natës. Ajo u fut në sallën e lindjes dhe solli në jetë foshnjen.
Por disa orë pas lindjes, 20-vjeçarja pati komplikacione, çka më pas i shkaktuan vdekjen. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Burime nga materniteti i Gjirokastrës thonë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka probleme.
Ndërsa mjekët shprehen se do të presin rezultatin e autopsisë për të mësuar më shumë rreth komplikacioneve që i morën jetën nënës së re 20-vjeçare. Po kështu, do të pritet edhe rezultati i hetimeve nga ana e uniformave blu për të mësuar nëse do të ketë përgjegjësi për mjekim të pakujdesshëm. /tvklan.al