E çuditshme, por e vërtetë! Në TikTok po qarkullon një trend i ri ku gratë bëjnë lista të ndryshme për “t’i kujtuar vetes pse nuk duhet të mbesin shtatzënë”. Edhe pse filloi si një shaka, ka mjekë që thonë se këto lloj videosh janë edhe edukative pasi paralajmërojnë shumë gjëra për nënat e ardhshme.

Yunuen Arias ishte ajo e cila në llogarinë e saj postoi një listë të gjatë, me të mirat dhe të këqijat e të pasurit fëmijë. Bazuar tek ndërveprimet në platformë me përdorues të ndryshëm, ajo ndan ditë pas ditë përmbajtje që kanë të bëjnë me frikën e mëmësisë.

Kjo listë vërtetë tregon se ka shumë sakrifica që duhen bërë kur keni një fëmijë”, thotë ajo.

Lista është e ndarë në “kategori” dhe ka 350 disavantazhe dhe vetëm 35 avantazhe, duke përfshirë edhe fjalinë “fëmijët janë qesharakë”. Lista e të këqijave ka gjithçka, nga simptomat e zakonshme të shtatzënisë, si të vjellat në mëngjes, urinimi i shpeshtë dhe lodhja, te komplikimet e rralla dhe të frikshme. Te këto të fundit përfshihen: lëndimi i mitrës, gjakderdhja, partnerit tuaj mund t’i bjerë të fikët.

Numri 74 i listës është pre-eklampsia, një çrregullim i shtatzënisë që nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikime serioze për gruan dhe fetusin e saj.

“Të bësh seks është normale dhe shumë gjëra mund të ndodhin, por nëse nuk je gati për t’u bërë nënë është e drejta jote”, thekson Arias referuar dhe përmbysjes së ligjit për abortin në disa shtete amerikane.

Ajo pranoi se ishte e shqetësuar për reagimet që do të shkaktonte “lista” e saj, pasi fokusohet tek anët negative. Arias nuk është bërë ende nënë dhe siç e thotë shpesh “as nuk e ka ndërmend”.

“Më shumë se krijesa të vogla e të ëmba, fëmijët janë përgjegjësi e madhe”, shton ajo.

Videoja e saj është bërë virale dhe ka shumë nga komentuesit që e shohin si një realitet pa pikë ekzagjerimi.

@yuniquethoughts 🥹 kids are such tiny scientists #yuniquethoughts #nokidsforme #dailybirthcontrol #YUNISLIST #childessbychoice #babyfevertiktok ♬ original sound – Yuni

/tvklan.al