Humbja e peshës sidomos gjatë verës është një betejë për shumë persona. Eksperti i fitnesit në Melburn, Sam Wood u shpreh se nuk është e nevojshme qe të bëni ushtrime për të humbur peshë.

“Njerëzit përpiqen shumë kur bëhet fjalë për stërvitjen, por në fund rezultatet janë zhgënjyese, pasi qëllimi i tyre përfundimtar nuk arrihet”.

Sam ndau edhe disa ‘sekrete’ për të humbur peshë:

1. Shmangni alkoolin

Alkooli është ‘armiku’ i humbjes së peshës dhe ndikon në ruajtjen e yndyrës.  Nëse jeni duke kërkuar që të humbni peshë duhet të shmangni konsumimin e alkoolit, ose ta kufizoni atë në 1-2 gota në javë.

2. Eleminoni karbohidratet dhe sheqernat e përpunuara

Sheqernat e përpunuara konsiderohen si “armiku” i humbjes së peshës. Gjithashtu përveç tyre eksperti sugjeron të eleminoni nga dieta juaj e përditshme picën, makaronat dhe bukën e bardhë. Sam tha që këta përbërës kontribuojnë në shëndetin e dobët të zorrëve dhe janë të larta në kalori. Ai tha se është e rëndësishme të konsumoni ushqime të shëndetshme.

3. Përqendrohuni në shëndetin e zorrëve

Shëndeti i zorrëve është i lidhur me yndyrën, nivelet e glukozës dhe përpunimin e ushqimit. Është e rëndësishme të kujdeseni për zorrën, nëse doni të humbni në peshë. Një dietë e pasur me fibra, si dhe ushqime probiotike kos dhe turshi mund t’iu vijnë në ndihmë.

4. Mos u stresoni

Njerëzit e përpunojnë stresin në mënyra të ndryshme, por për disa stresi mund të çojë në tejkalim të ngrënies, i cili çon në shtim në peshë. Të qenit i stresuar gjithashtu mund të çojë në çrregullime me gjumin dhe kjo do të thotë se jeni të dobët në energji dhe me shumë mundësi do të konsumoni ushqime të pasura me sheqer.

5. Kontrolloni kaloritë

Humbja e peshës konsiston në mungesën e kalorive, pra duhet të digjen më shumë kalori se sa konsumohen. Kushtojini kujdes sasisë dhe ushqimeve që konsumoni çdo ditë. /tvklan.al