Asnjëherë nuk është vonë që të filloni të bëni zgjedhje që janë të mira për shëndetin tuaj. Konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve së bashku edhe me ushtrimet konsiderohen si mënyra më e mirë për një shëndet të mirë të përgjithshëm.

Të jetosh një stil jetese të shëndetshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve, të jep më shumë energji, të ndihmon të mbash një peshë të shëndetshme, të bësh një gjumë të mirë gjatë natës, së bashku edhe me sërë përfitimesh të tjera.

Hulumtimi i ri ka zbuluar se ndjekja e këtyre rregullave të shëndetshme dhe humbja e peshës në një moshë të caktuar mund të kontribuojë për një të jetojë më të gjatë.

Rezultatet e studimit treguan se humbja e peshës nga mosha e mesme  shoqërohet me një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, në krahasim me mbipeshën e vazhdueshme.

Studiuesit konsiderojnë si të mesme, moshën 44 vjet ose një interval midis 37 dhe 55 vjeç.

Ekspertët që drejtuan studimin theksojnë se është shumë e rëndësishme të zvogëlohet obeziteti në këtë moshë. Ata shprehen se humbja e peshës bën të mundur parandalimin e më shumë se 3% të vdekjeve të parakohshme.

Ushqimi i shëndetshëm, stërvitja, qëndrimi i hidratuar dhe gjumi janë disa nga faktorët që mund t’iu ndihmojnë të humbni peshë dhe të qëndroni të shëndetshëm në moshën e mesme. /tvklan.al