6 persona humbën jetën në Florida, nga uragani Debby që goditi brigjet perëndimore të shtetit jugor amerikan.
Mes viktimave janë edhe dy 12-vjeçarë dhe një tjetër 13 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidente rrugore dhe thyerjet e pemëve.
Uragani goditi brigjet e Floridas me një shpejtësi erërash që arritën deri në 129 kilometra në orë. Erërat dëmtuan linjat e energjisë elektrike, duke lënë pa energji 147 mijë abonentë në gjithë Floridën.
Qindra banorë u evakuuan ndërsa zona të tëra të banuara janë nën pushtetin e përmbytjeve.
Dëme, uragani u shkaktoi edhe trafikantëve të drogës, të cilëve u zbuloi në brigjet e Floridës, 31 kilogram kokainë të ndarë në pako, me vlerë tregu 1 milionë dollarë, të cilat u sekuestruan nga policia.
Intensiteti i erërave është përgjysmuar gjatë orëve të fundit, duke e shndërruar Debby-n në një stuhi tropikale, që pasi të përshkojë mes për mes Floridën, po lëviz drejt veriut të brigjeve lindore duke prekur pjesërisht edhe Xhorxhian, Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut deri në largimin përfundimtar të Premten.
Tv Klan