Ulet numri i pacientëve në spitalet Covid
Edhe dita e fundit e 2020 shënoi një numër të lartë të të infektuarve me koronavirus në vend. Nga 2350 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 589 persona. Numrin më të madh të rasteve të reja vijon ta mbajë Tirana, me 213 të tillë, e ndjekur nga Durrësi me 51 raste dhe më pas vijnë Fieri, Vlora, Shkodra dhe Lushnja.
Edhe në këto 24 orë janë shënuar 7 viktima, 3 prej të cilëve i përkasin Tiranës dhe nga 1 Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Miloti të moshave nga 55 në 82 vjeç. Me rastet e fundit shkon në 1181 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.
Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ditët e fundit në këto spitale vihet re një ulje e numrit të pacientëve. Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë. Gjithsesi në vend numërohen 23 501 raste aktive, më shumë se gjysma e tyre i përkasin kryeqytetit.
Tv Klan