Ngarkesa e sistemit gjyqësor dhe ulja e numrit të gjyqtarëve nga procesi i vettingut ka rritur kohën e përfundimit të një procesi divorci. Një proces divorci tashmë mund të zgjasë deri në 7 vite në rastin më të mirë.

Avokatja Drita Avdyli, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegon se e gjithë kjo kohë mund të përshpejtohet përmes ndërmjetësimit. Bashkëshortët marrin vendime të përbashkëta, evitohet ngarkesa emocionale te fëmijët, reduktohet ndjeshëm koha dhe ulen kostot financiare.

Drita Avdyli: Me ngarkesat e gjyqësorit dhe uljen e numrit të gjyqtarëvenga vettingu, një proces  gjyqësor zgjat deri në 7 vite. Nëse hedhim një kërkesë-padi sot në gjykatë, data për seancë e parë të del në shkurt, mars 2025. Palët kanë vendosur të mos jenë bashkëshortë, gjykatat nuk i ndajnë kështu që është gjetur një alternativë tjetër që palët  shkojnë në ndërmjetësim. Unë nuk po vij këtu as për të dhënë reklamë, as për të bërë, por që qytetarët të kenë një zgjidhje të shpejtë sepse nëse shkojnë dhe zgjedhin një ndërmjetës të dy palët, ulin kostot, pra nuk kanë të dy palët avokatë, palët nëpërmjet ndërmjetësit i vendosin vetë kushtet e njëri-tjetrit, pra nuk do të jenë më bashkëshortë por ata do të jenë prindër të mirë për fëmijët e tyre, fëmijët nuk kanë shumë stres sepse kur shkojnë në gjykatë gjithë pësimin e grindjeve e pësojnë fëmijët, pra nga ana psikologjike do të kenë trauma në jetë dhe do të kthehen aksionerë në pasurinë e tyre. Nëse shkojnë në ndërmjetësim, palët nuk shkojnë fare në gjykatë dhe vetëm lëshohet urdhri i ekzekutimit për këtë akt-marrëveshje që është titull ekzekutiv.

Aldo: Të bie më lirë ta bësh me ndërmjetësim.

Drita Avdyli: Të bie shumë pak kohë dhe si para sepse nëse shkon në gjykatë për divorc do bësh dy gjyqe, një për divorcin dhe pasojat e divorcit, pastaj një gjyq të dytë i cili zgjat akoma dhe më shumë se ka të bëjë me pronat, bën për ndarjen e pasurisë. Ndërsa nëse shkojmë te ndërmjetësi këto gjyqe bashkohën në vetëm një seancë për miratimin e kësaj marrëveshjeje./tvklan.al