Dhëmbët janë substancat më të “vështira” të trupit.  Në total janë 32 dhembë, por zakonisht 28 prej tyre mbesin në vend. Dhëmbët kërkojnë durim, si dhe larje të përditshme.

Duhet treguar shumë kujdes nga aciditeti që krijohet natën nga mbetjet ushqimore, si dhe nga plasaritjet e herë pas hershme që ndodhin tek dhëmbët. Një tjetër rrezik mban dhe çamçakezi i cili ndërton boshllëqe midis mishrave të dhëmbëve dhe mund të shkaktojë infeksion, inflamacion dhe dëmtim të indeve.

Higjena e gojës lidhet me probleme të rënda shëndetësore, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Megjithatë mesazhet se sa më shumë të kujdesemi për dhëmbët aq më mirë mund të jenë edhe konfuze.

Nga ana tjetër thuhet se mania për të larë dhëmbët pas çdo vakti nuk duhet të ekzistojë. Qendra këshilluese UK bën me dije se dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë nga dy minuta. Dr. Carter thotë se nuk ka asnjë provë të vështirë për të mbështetur këtë fakt. Një studim i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare Dentare në vitin 2013 ka gjetur se larja e dhembëve për 2 minuata ka qenë më e mirë se larja për 40 sekonda. Një pjesë e madhe e britanikëve nuk i lajnë dhëmbët as një herë në ditë dhe ata të cilët i lajnë shpenzojnë të paktën 45 sekonda, duke mos kryer kështu larjen perfekte të gojës./tvklan.al