Mjeku reanimator Krenar Lila ka vijuar thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve për të treguar shumë kujdes në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të koronavirusit, e duke thënë se e vetmja zgjidhje është vetëizolimi në shtëpi.
I ftuar në “Opinion”, ai thotë se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Ndërkaq i vënë përballë një pyetje thelbësore dhe të vështirë, se a ka mundësi sistemi jonë shëndetësor t’ia dalë në këtë stuatë, ai shprehet: Asnjë sistem shëndetësor nuk ia del dot një furie kaq të madhe. Ajo masë që duhet marrë është këputja e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.
Blendi Fevziu: Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që mund ta përballojë? Jeni i sigurt doktor?
Mjeku: Po kush sistem shëndetësor mund t’ia dali dot një furie njerëzish që të mësyjë spitalet dhe aq më tepër të gjitha qendrat e terapisë intensive?! /tvklan.al