Mot i pazakontë në SHBA

Një valë e ftohtë pritet që të zbresë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fund të kësaj jave, duke sjellë borë të pazakontë për stinën në Ohio Valley, New York e Vermont.

Temperatura të ulëta jashtë normales u regjistruan në disa zona dhe përgjatë fundjavës vala e të ftohtit pritet të shënojë temperatura edhe më të ulëta.

Sipas meteorologëve, rrymat e ftohta pritet që nga e premtja të krijojnë reshje dëborë nëpër shtetet verilindore amerikane.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se parashikimi për dëborë nuk është përfundimtar dhe se situata mund të ndryshojë përgjatë ditëve në vijim.

Nëse bie, dëbora pritet të jetë e imët dhe e limituar vetëm në zonat rurale, duke mos prekur qytetet e mëdha dhe komunitetet bregdetare.

Në javët e para të Nëntorit pritet që në verilindje dhe në Atlantikun qendror, të jenë 5-10 gradë nën normalen.

E teksa këto zona pritet që të preken nga dimri i hershëm, shi dhe stuhi parashikohet që të godasin gjatë fundjavës zonat juglindore të SHBA, nga Oklahoma deri në Appalachians.

Ky rajon kaloi një prej fund Tetorët më të ftohtë të regjistruar më parë.

Por nëse Çikago e mbylli këtë muaj me reshje rekord dëborë, më të hershmet e këtyre 30 viteve të fundit, Kalifornia po merr më në fund veten nga vala e të nxehtit që solli zjarre nëpër këtë shtet./tvklan.al