Lajme Arkiva 2003
Administrata tatimore përball praktikave të huaja që operojnë pa procedura burokratike. Trajnim dhe shkëmbim eksperience është zgjedhur Shqipëria që ka administratën më të re tatimore, por me gjithë se në tranzicion ajo shënon progres.
Ajota është një administratë ndihmëse për proceset tatimore në Shqipëri dhe ndihma nis me rikonstruktimin e administratës tatimore dhe funksionimin e departamenteve të kontrollit të brendshëm, por edhe të një departamenti të veçantë më investigimin dhe funksionimin e luftës kundër abuzimeve dhe korrupsionit.
Ministri i Financave ka përmendur se qëllim duhet të jetë, krijimi i kushteve për administrim më të mirë të legjislacionit tatimor, larg abuzimeve dhe arbitraritetit të procedurave burokratike.
Ministri ka përmendur angazhim se administrata doganore duhet të jetë e angazhuar për të siguruar trajnimin më të mirë dhe të paanshëm për tatim paguesit, në mënyrë që të krijohet një klimë miqësore për biznesin vendas dhe të huaj./tvklan.al