Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me anëtarin e Partisë Demokratike, zotin Aleksandër Meksi.
Gazetari:- Përsa i përket një ideje që është hedhur për unifikimin e opozitës së djathtë mendoni që është momenti që PD të bëjë një aleancë me republikanët dhe të tjerët të së djathtës së bashkuar?
Aleksandër Meksi:- “Unë di se ç’ka qenë një Aleksandër Meksi që 2 vjet para ka shkruajtur dhe titullin e bashkimit të forcave të djathta demokratike, se mund të ketë dhe forca të djathta demokratike por mund të ketë dhe forca të djathta që mund të mos pranojnë atë nivel demokracie që pranojnë një pjesë tjetër e partive të djathta, kështu që nuk besoj se është ide e re. Por në Shqipëri u bë zakon që bota të fillojë si kalaja e Rozafës atë ditë që del njëri dhe thotë atë që kanë thënë të tjerët përpara. Kjo është dhe arsyeja që nuk bashkohen kurrë, se nuk bashkohen mendimet asnjërit”.
Gazetari:- Ju besoni që amerikanët po ushtrojnë trysni për të stimuluar zotin Pollo për kryetar të PD?
Aleksandër Meksi:- “Nuk kam takuar prej kohësh asnjë amerikan nuk e di këtë punë”.
Gazetari:- Po udhëtimi i tyre mendoni që është individual apo ka lidhje me mbështetjen politike që mund t’i jepet të dy krahve?
Aleksandër Meksi:- “Kur dëgjova në televizorë tuaj që ambasadorët, qeveritarët amerikanë nuk mbështesin individë besoj se keni marrë një përgjigje. Se si është puna unë nuk e di nuk jam interesuar”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame