Amarda Toska përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se vogëlushja e saj ka festuar dy vjetorin e lindjes.
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, festimet janë realizuar në shtëpi, por nga atmosfera e krijuar duket se ata janë kënaqur në shoqërinë njëri-tjetrit dhe kjo duket mjaft mirë dhe në fytyrën e qeshur të Sias.
Torta e ditëlindjes ka qenë tepër e veçantë dhe me arushat e preferuar të vogëlushes.
“Dhe kështu përfundon dita sot për ne. Sia dashuria. Në shtëpi dhe e lumtur!”, shkruan Ami në postimin e saj ku nuk mungon dhe hashtagu #unërrinështëpi/tvklan.al.