Mbështetja e grupit më të madh në parlament do të ndihmonte Mario Draghi në ndërtimin e një koalicioni
Lëvizja 5 Yje nis votimin nëse do të mbështesë një kabinet të udhëhequr nga ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi. Draghi, i cili mori mandatin për të udhëhequr një kabinet të ri pasi kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqjen, ka zhvilluar dy raunde bisedimesh me partitë.
Një mori grupesh nga e majta në të djathtë u zotuan ta mbështesnin atë dhe ai nuk do të kishte nevojë për votat e Lëvizjes 5 yje për të pasur një shumicë në të dy dhomat e parlamentit.
Sidoqoftë, mbështetja e grupit më të madh në parlament do të ndihmonte Draghi në ndërtimin e një koalicioni më të gjerë që të jetë në gjendje të përballet me krizën ekonomike dhe koronavirusit.
Luigi Di Maio po u kërkon anëtarëve të votojnë pro, duke thënë se qeveria e re duhet të drejtojë rimëkëmbjen e Italisë, e cila pret të marrë më shumë se 200 miliardë euro një fond i Bashkimit Evropian për të ringjallur ekonominë.
Rreth 119,600 anëtarë do të jenë në gjendje të votojnë deri në orën 6 pasdite në platformën Rousseau në internet për të mbështetur një qeveri koalicioni e cila do të përfshijë një ministri me fuqi të lartë për tranzicionin e pushtetit, një nga kërkesat kryesore të Lëvizjes 5 Yje.
Rezultatet priten që të dalin pas orës 19:00. Politikanët presin që Draghi të bindë presidentin Sergio Mattarella para premtes për të konfirmuar se ai ka mbështetjen e mjaftueshme për të formuar një qeveri dhe për të paraqitur një listë të ministrave.
Klan News