Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese e “Festivalit të 58-të të RTSH-së” dhe fitoi mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar “Eurovision”.
Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, si pasojë e përhapjes së virusit, festivali u shty për këtë vit dhe u vendos që të mbahet vitin që vjen.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse këngët e këtij viti do të jenë ato që do të konkurojnë në vitin 2021, apo do të zgjidhen të tjera.
Por pavarësisht kësaj, Arilena ka përfunduar vidioklipin zyrtar të “Fall from the sky”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram./tvklan.al