Jasir Asani shkëlqeu në fitoren e thellë 7–3 të Gwangju ndaj Yokohama në Champions League e Azisë, një sukses historik që në sfidën debutuese.
Sulmuesi i Kombëtares pati një rol vendimtar me 3 gola dhe 1 asist, duke merituar notën më të lartë në raundin e parë të këtij aktiviteti. 9.9 e vlerësoi Sofascore paraqitjen e Asanit.
Pas ndeshjes, Jasir Asani tha se kjo fitore ishte meritë e të gjithë grupit dhe nëse vijojnë me këtë ritëm do të bëjnë gjëra të mëdha në kampionatin koreanojugor dhe Champions League e Azisë.
Kundërshtari i radhës për Gwangju e Asanit në Champions më 1 Tetor do të jetë një tjetër ekip japonez, Kawasaki Frontale. Ky turne nisi këtë javë dhe do të mbyllet në muajin Maj.
Tv Klan