Kishte ardhur nga Ekuadori
Një tjetër rast i trafikut të drogës nga vendet latine është kapur nga Policia, e cila referuar burimeve ka sekuestruar një sasi rreth 100 kilogramë kokainë. Të njëjtat burime, konfirmuan se kontejneri me fruta është ndjekur në mënyrë të kontrolluar nga efektivë të policisë nga Porti i Durrësit, deri në një magazinë në Tiranë, në zonën e Vaqarrit.
Kontejneri ka mbërritur në port disa ditë më parë, ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte ka nisur operacioni për ndjekjen e tij. Policia ka ndërhyrë pak pas mesditës, duke bërë kontrolle dhe gjetur sasinë e kokainës.
Kontrolle janë kryer në kontejnerë të tjerë në Durrës, si dhe në ambientet e tjera të magazinës, teksa janë shoqëruar gjatë pasdites disa persona, mes të cilëve mësohet se janë vënë në pranga dy shtetas.
Tv Klan