Pas datës 12 priten shkarkime në Vaun e Dejës dhe Koman
Situata në hidrocentrale është në kontroll. Zv/ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja, tha se edhe pse ka reshje me intensitet, nga hidrocentrali i Fierzës, nuk po shkarkohet.
“Mënyra sesi ne po e menaxhojmë kaskadën ndihmon në zonën poshtë Nënshkrodrës dhe në Lezhë, pasi prej më shumë se një jave në kemi krijuar rezerva, duke punuar me gjithë fuqinë në Koman dhe në Vaun e Dejës dhe duke mos shkarkuar asnjë pikë ujë nga Fierza nëpër turbina.”
Bejtja thotë shkarkimet në Vaun e Dejës janë sa gjysma e kapaciteteve.
“Aktualisht ne shkarkojmë në total në Vaun e Dejës, 738 metër kub për sekondë”.
Pas datës 12 pritet të këtë shkarkime në Koman dhe Vaun e Dejës.
“Situata do të jetë pa shkarkesa përveç ujit që kalon nëpër turbina deri në datën 11 dhe në datën 11 fillojmë me shkarkim minimale 200-300 metër kub për sekondë nga portat e shkarkimit në Koman dhe rreth 400 në Vaun e Dejës”.
Shkak i përmbytjeve në Shkodër, sipas autoriteteve, është liqeni i Shkodrës.
“Aktualisht rritja e nivelit në Liqenin e Shkodrës vjen për shkak të fryrjes së lumit Kir dhe të shkarkesave të tjera që bëhen në liqen”.
Prurjet në Drin janë në kuota maksimale prej 3050 m, por sipas autoriteteve, vetëm 24 % e saj po derdhet.
Tv Klan