Prej pak kohësh Kryqi i Kuq Spanjoll po riparon azilin e të moshuarve. Para viteve ’90 kjo ndërtesë ka qënë çerdhe. Këtu janë gjithsej 5 dhoma ku banojnë 30 burra. Në përgjithësi këta të moshuar kanë probleme me shëndetin prandaj dhe njëherë në muaj kontrollohen rregullisht tek mjeku. Veterani i këtij azili është ky xhaxha nga Tropoja i cili shprehet se ka 16 vite që banon në këtë azil.
Të ardhurat e azilantëve i administron drejtoria. Secilit banor u japin për shpenzime 2 mijë lekë të reja, ndërsa për të ngrënë atyre iu kalojnë 270 lekë në ditë. Megjithë riparimet që po i bëhet kësaj ndërtese zgjidhja do të jetë ndërtimi i një azili të ri në Kamëz. Atje do të ketë dhe një oborr ku azilantët mund të luajnë në këto kushte dëshira e tyre është që të kenë shëndetin sa të jenë gjallë./tvklan.al