Për ribashkimin e 3-vjeçarit me nënën e tij ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka publikuar foton e mamasë me djalin teksa përqafohen.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkruan se ndërsa i takon drejtësisë që të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amarin.
Më tej, Balla shkruan se kjo është një nga ato situata për të cilat nuk gjenden dot fjalët teksa ka përgëzuar Drejtorinë e Policisë Durrës për punën.
“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan Balla.
Pas 8 ditësh nga deklarimi në polici i zhdukjes së fëmijës 3 vjeç në Durrës, ai është dorëzuar nga polici nga gjyshja e tij. Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga policia bashkë me vëllain e saj. Gjatë këtyre ditëve hetime, Policia kishte dyshime se këta mund të kenë marrë 3-vjeçarin dhe e kanë fshehur nga e ëma e tij, e cila e referoi rastin në polici./tvklan.al