Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Klos, e cila është rikonstruktuar së fundmi sipas parimeve të efiçencës së energjisë.
Belinda Balluku, zv/kryeministre: Ta gëzoni këtë shkollën e re dhe më bëhet shumë qejfi që nuk është thjesht e rikonstruktuar, por është e rikonstruktuar sipas parimeve të efiçencës së energjisë.
Sipas Ballukut efiçenca e energjisë është një prioritet i qeverisë dhe nga ana tjetër vendi ynë ka marrë mbështetje nga Kombet e Bashkuara për financimin përmes granteve të projekteve për rritjen e efiçiencës së energjisë në institucione publike.
Belinda Balluku, zv/kryeministre: Gjithashtu unë kam patur një takim ditët e fundit me drejtoreshën rajonale të UNDP-së. Diçka që ata kanë nënvizuar dhe më kanë garantuar që do të vazhdojnë të na japin suport financiar për paketat e grandeve është për pjesën e efiçencës së energjisë, sigurisht duke patur gjithmonë parimin që këto paketa duhet të shpenzohen në ndërtesa shtetërore siç janë shkollat, kopshtet, spitalet pasi ne kemi ndërhyrë edhe në spitale, dhe konviktet.
Në shkollën e re të bashkuar në Klos do të mësojnë 118 nxënës, godina ishte ndërtuar 14 vite më parë dhe për shkak edhe të kushteve atmosferike ishte amortizuar.
Klan News