Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Bamir Topi:- “Ne lidhur me sfondin e ushtrimit të kontrollit, kemi pasur një konsideratë largimi nga emrat konkretë dhe kemi diskutuar për institucionet. Natyrisht ky është një modifikim normal, sepse ne mbas institucioneve, ndodhen edhe titullarët e tyre. Kështu që artikulimi i kërkesës është bërë për të vërtetuar veprimtarinë e institucioneve, të Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve, për vitet 1998-2000 dhe të Bashkisë së Tiranës, pas Tetorit të vitit 2000. Unë shpresoj që ato të kenë modifikuar qëndrimin e tyre, jo për t’i bërë fresk opozitës, por për t’ju referuar Kushtetutës, të cilën e kanë miratuar vetë në vitin 1998”./tvklan.al